Veronika vendos të vdesë - Hard Cover

“Një libër shumë origjinal, prekës dhe, në fund të fundit, inkurajues.”

                                                                                                                    Sunday Mirror


"Veronika vendos të vdesë" , me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd!

                                                             ***

Njëzetekatërvjeçarja Veronika duket sikur ka gjithçka - rininë dhe bukurinë, të dashurin dhe një familje që e do, si edhe një punë përmbushëse. Por diçka duket se mungon në jetën e saj. Kështu që, një mëngjes të ftohtë nëntori, ajo merr një grusht pilulash gjumi, duke pritur që të mos zgjohet më kurrë. Megjithatë ajo zgjohet, në një spital psikiatrik ku i thuhet se i kanë mbetur vetëm disa ditë për të jetuar. I frymëzuar nga një ngjarje të përjetuar nga vetë autori, “Veronika vendos të vdesë” vë në pikëpyetje kuptimin e çmendurisë dhe përkrah individët, të cilët nuk përshtaten me modelet që shoqëria i konsideron normale. Veronika është portreti mahnitës i një gruaje të re, në kryqëzimet e dëshpërimit dhe çlirimit, kësisoj duke dhënë një mesazh që çdo ditë ta shohim si një mundësi ripërtëritjeje.

Detajet rreth librit
Autori Paulo Coelho
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Nonda Varfi
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 240
Data e botimit Maj 2022
ISBN 9789928348791
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune