Shporta juaj është bosh
Kthim në shtëpi
Viti 1935. Xhudith Dunbar gjendet vetëm, në konviktin e një shkolle në Britani, ndërkohë që nëna dhe motra e saj udhëtojnë për në Singapor. Por miqësia e saj me Lovdei Kerri Ljuisin, në “Seint Ursula”, i hap dyert e privilegjeve të aristokracisë së çmendur britanike, që i mësojnë asaj nocionet e vlerave, miqësisë dhe pasurisë. Por do të jetë drama e luftës, që do ta privojë Xhudithin nga pasionet e saj dhe do t’i japë asaj mësime për kurajën dhe dashurinë. I mbushur me personazhe të mahnitshme e të paharrueshme, “Kthim në shtëpi”, është një thesar i vërtetë, një libër për t’u kujtuar, rilexuar dhe mbajtur mend.
Vendosur në fasadat elegante të vilave në Kornuell, para Luftës së Dytë Botërore dhe në hapësirat përgjatë viteve të turbullta të luftës, kjo histori dinamike flet për një grua të jashtëzakonshme, që përballet me dashurinë, dëshpërimin dhe, me plot kuptimin e fjalës, me kthimin në shtëpi.
Autori | Rosamunde Pilcher |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Shpresa Osmeni |
Kategoria |
Romancë Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 992 |
Data e botimit | Maj 2022 |
ISBN | 9789928348265 |
Gjuha | Shqip |