Shporta juaj është bosh
Hakmarrja e faljes
Në këtë vepër janë 4 tregime që flasin mbi dashurinë, hakmarrjen dhe faljen. Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund? Ngjarja zhvillohet në një shtëpi të largët në Alpe, ku niveli i jetesës është i lartë.
Një burrë hedonist dhe pa ndjenja abuzon me një vajzë të dashur, naive dhe i merr fëmijën. Çfarë mësimi humanizmi mund të nxirret nga një melodramë kaq tragjike?
Askush nuk e kupton qëndrimin e Marie Marinier: një grua, vajza e vetme e dashur e së cilës vritet nga një psikopat, i cili dënohet për përdhunimin dhe vrasjen e pesëmbëdhjetë grave. Megjithatë ajo e viziton rregullisht vrasësin në burg, arrin të ndërtojë një komunikim me të dhe përpiqet ta nxjerrë nga izolimi. Pse duhet t’i bëjë këto gjëra, ndërsa e përçmon atë?
Një burrë i fortë, introvert zbutet përmes një vajze të vogël, ndërsa ata zhyten në leximin e “Le Petit Prince”. Ai gjithashtu mëson të jetojë dhe të dashurojë. Më pas, një ditë, mësohet se ai ishte ndoshta piloti i avionit që rrëzoi aeroplanin e Saint Exupéry-t.
Autori | Eric-Emmanuel Schmitt |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Blerta Hyska |
Kategoria |
Tregime Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 312 |
Data e botimit | Maj 2022 |
ISBN | 9789928348951 |
Gjuha | Shqip |