Fjala e fundit e Sokrat Bubës

“Fjala e fundit e Sokrat Bubës” i autorit Thanas Medi është një roman që nuk lexohet, por shikohet si një film.
Davarit mjegulla të vjetra dhe krijon mjegulla të reja joshëse. Një sagë për jetën e vllehëve, ndoshta komuniteti më magjik i Ballkanit. Vllehët nga vetë natyra janë të mbuluar me një misticizëm, jo gjithnjë të deshifrueshëm, sa nga historia e kombit të tyre pa atdhe, po aq edhe nga gjeni i fortë i mbijetesës mes popujsh e vendesh që jo gjithnjë qenë mikpritës e dashamirës.
Ky roman është skanim i një të shëndetshmi dhe jo autopsia e një të vdekuri. Një roman të dashurisë së pamundur, e quan vetë autori.


Gjyzel Hasani

Detajet rreth librit
Autori Thanas Medi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 324
Data e botimit Qershor 2020
ISBN 978999431841
Gjuha Shqip
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune