Shporta juaj është bosh
Kapelat prej kashte
Dashuria,
kërkimi dhe pasioni i dashurisë... Tri motra, përjetimet e ditëve verore nën
dritën vezulluese të Atikës përgjatë tre vjetëve. Maria, më e madhja, e
ndjeshme dhe pranë mistereve të natyrës, Infanda e flaktë, por e përmbajtur kur
vjen puna te dashuria, dhe Katerina, e etur për të qenë e lirë, zgjedh të
jetojë ëndrrën e saj. Për të miti kthehet në realitet, ashtu si fytyra e
gjyshes polake dhe e kapitenit Andrea. Katerina i rrëfen ndodhitë e këtyre tri
verave me imagjinatë, me humor, plot ndjenjë dhe me hir rinor, përzier me një lloj
nostalgjie.Një
libër plot entuziazëm që të bën për vete e që vazhdimisht zgjon emocione te
lexuesi, ashtu sikundër dikush ndodhet përballë misterit femëror. Libri
“Kapelat prej kashte” qarkulloi për herë të parë në vitin 1946 dhe, më pas, u
botua në Paris, më 1950 nga Botimet “Gallimard” me titullin “Trois Étés”. Në
atë kohë Camus shkroi: Dielli
është zhdukur nga librat në ditët e sotme. Prandaj ata na bëjnë keq, në vend që
të na ndihmojnë në jetë. Por sekreti ruhet ende në disa vende, përçohet nga
njëri ithtar te tjetri...
Autori | Margarita Liberaki |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Mirela Xhaferraj |
Kategoria |
Romancë Roman Sentimentalë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 480 |
Data e botimit | Shtator 2020 |
ISBN | 9789928277916 |
Gjuha | Shqipe |