Cigarja e fundit

Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin.
Historia e një... cigareje të fundit...
E gjithë jeta e Mihalit qe... një cigare e fundit.
Një cigare e fundit para se të merrte vendimin të martohej me gruan që dashuronte,
kur vetë ai ishte në moshë shumë të re.
Një cigare e fundit para se të hidhte një hap të pamatur në jetën e tij profesionale,
që i mundësoi të arrinte majat, por që më pas e hodhi në një humnerë, të cilës nuk
i dukej fundi.
Një cigare e fundit, për të mos i dhënë fund jetës, atëherë kur puna, ëndrrat, dashuria
dhe i gjithë rrugëtimi i tij qenë kthyer në hi dhe bishta cigaresh...
Dhe një cigare e fundit, kur në jetën e tij u shfaq kërcënimi i një sëmundjeje tinëzare,
kur e bija u fundos në terrin e saj dhe anoreksia nervore filloi ta sfiliste çdo ditë e
më tepër. Megjithatë, Mihali qe i vendosur që vajza e tij të mos kthehej në hirin e
flakës të saj. Pranë tij, Markela, engjëlli mbrojtës i jetës së tij dhe një mike e vërtetë
që mund ta gjejë dikush vetëm nëpër libra...
Apo jo?!

Detajet rreth librit
Autori Lena Manda
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Mirela Xhaferraj
Kategoria

Romancë

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 592
Data e botimit Qershor 2017
ISBN 9789928376121
Gjuha Shqipe
Ebook
1440 Lekë

I disponueshëm menjëherë