Shporta juaj është bosh
U mbajta te parajsa
"Unë nuk fola, ndërsa muzgu u ul këmbëkryq mbi ne duke e theksuar më shumë heshtjen që ra. Më dukej e padrejtë vetmia e saj, madje biseda po vazhdonte e nxitur nga ndjesia ime e padurimtë që donte të sigurohej se ajo mbështetej diku.
Në mendjen time përmasat e dhimbjes që ajo kishte përjetuar kohë më parë, të cilën e emërtoja dhimbje e gjallë, zmadhoheshin aq sa i kapërcenin kufijtë e kohës. Dëgjoja zërin e saj të ulët, më tregonte se kishte pak kohë që jetonte vetëm, ndërsa përsërisja mekanikisht fjalët e saj."
Autori | Loreta Vaso |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Me temë shoqërore Motivues Letërsi shqipe Libra të rinj |
Numri i faqeve | 352 |
Data e botimit | Korrik 2022 |
ISBN | 9789928376176 |
Gjuha | Shqip |