Kënga popullore qytetare e Elbasanit

Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi. Për më tepër, edhe përkatësia e tij nga treva e këngës që ai ka marrë në shqyrtim, ia lehtëson vendosjen e objektit të studimit në një kontekst sa më funksional, sepse ajo njohje vjen e bashkëshoqëruar me informacionin organik që ai zotëron si frymë e si dije qoftë për muzikën, por sidomos aspektet kulturore dhe frymën ku është ngjizur ai lloj muzikor.

Materiali tejet i gjerë që sillet përmes studimit, lehtëson dhe mundëson zhvillimin e kompetencës muzikore të çdo individi, duke qenë i vlefshëm edhe për grupmosha të caktuara shkollore për të cilat formimi muzikor është një ndër përbërësit e rëndësishëm të formimit të tyre estetik. Për gjithë vlerat që punimi bart, botimi i tij do të nxisë e ushqejë kërshërinë e lexuesit të grupmoshave të ndryshme, e po ashtu të trevave të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të kenë mundësinë të kenë në dorë një material të vlefshëm për formimin e tyre kulturor, muzikor dhe estetik.

Detajet rreth librit
Autori Kastriot Tusha
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Monografi

Numri i faqeve 208
Data e botimit Tetor 2022
ISBN 9789928376015
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune