Lëkura e qenit

Zoti Tarapi (personazhi kryesor) që shpesh quhej gabimisht Zoti Trapi. Një karakter i veçantë nga mënyra e të jetuarit. I martuar me Margën, gruaja që vdes natën e ndërrimit të mijëvjeçarëve. Në fillim në libër përshkruhet se si autori jeton përkrah Margës, Dashurinë, Tradhtinë, ndjenjën dhe Humanitetin. Pastaj kalon tek një pjesë e fëmijërisë së tij. Aventurat, përgjimet e komshiut deri tek vdekjen e babait dhe të motrës. Pjesa tjetër tregon për pëlqimin e një zonje kur priste në radhën e qumështit në dy të natës. Duke parë zonjat e duke menduar se cila ka bërë dashuri para se të vijë në radhë të qumështit. Njohjen me zonjën dhe takimet në kinema duke fërkuar bërrylet e pastaj duke dëgjuar rrëfimet e saj për të shoqin që ishte në burg qysh prej tre vitesh e që kishte tre vjet pa bërë dashuri. Tregon mendimet që i vinin kur shihte Lorin, shoqen e vajzës së tij dhe e quante veten "Lëkurë Qeni".

Detajet rreth librit
Autori Fatos Kongoli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 288
Data e botimit Tetor 2003
ISBN 9789992716908
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
630 Lekë

I disponueshëm menjëherë