Shporta juaj është bosh
Shigjetari
Nga autori i Alkimistit vjen
një histori frymëzuese për një të ri që kërkon urtësi nga një plak dhe mësimet
që dalin gjatë rrugës.
Nga shkrimtari që shkruan në një gjuhë të përbotshme, librat e të cilit gjejnë jehonë te miliona jetë, një histori e frymëzuar.
Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre. Më pas, djali ka shumë pyetje dhe, duke iu përgjigjur, Tetsuja shpjegon rrugën e harkut dhe parimet e një jete kuptimplote.
Historia e Paulo Coelho-s është një kujtesë e fuqishme se veprimi dhe shpirti janë të lidhur mes tyre në mënyrë të pandashme dhe se nuk ia vlen të jetosh me frikën e refuzimit apo të dështimit. Përkundrazi, njeriu duhet të marrë përsipër rreziqe, të kalisë durimin dhe të ketë guxim për të pranuar kthesat e shumta e të papritura që i ofron fati.
Me urtësinë, bujarinë dhe elegancën që e kanë bërë atë një nga shkrimtarët më të shitur ndërkombëtarisht, Paulo Coelho ofron kuadrin për një jetë shpërblyese: punë të palodhur, pasion, përsiatje, gatishmëri edhe për të dështuar e nxitje për të bërë ndryshim.
Autori | Paulo Coelho |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Platon Pulla |
Kategoria |
Roman |
Numri i faqeve | 160 |
Data e botimit | Mars 2023 |
ISBN | 9789928376527 |
Gjuha | Shqip |