Shporta juaj është bosh
Film pas filmi - unë "e bija e"...
Nuk është e vërtetë që koha
shëron plagët… nuk është e vërtetë që me kalimin e viteve dhimbja e humbjes së
babait, atit tim të mirë e të ndershëm, dhe mamasë sime të bukur është fashitur
apo është bërë më e lehtë... Nuk është e vërtetë që plaga që m’u hap në zemër
kur ata u ndanë prej nesh është cikatrizuar… nuk është e vërtetë! I dua shumë
dhe më mungojnë tmerrësisht!
Më ndodh shpesh të mbyll sytë
dhe, me ndjesitë e zemrës, të përpiqem të dëgjoj edhe një herë atë: “Hë me
xhan, ku je!”, të mbrujtur me një zë, atë zë që askush veç meje nuk e njeh,
sepse ishte timbër i ndryshëm nga ai me të cilin e keni njohur ju, ishte timbri
që i vinte natyrshëm vetëm kur fliste me mua.
Dhe atëherë mbyll sërish sytë
dhe imagjinoj veten në oborret e dashura të Kinostudios, duke rendur e gëzuar
në mes të ullinjve të mëdhenj e madhështorë e duke mbledhur lulëkuqe që më
habisnin, sepse rriteshin si kordele të kuqe në çdo cep të atyre bahçeve, kudo,
edhe në themelet e ndërtesës kryesore, nëpër të çarat e mureve, poshtë
parvazeve të dritareve.
Faleminderit babai im! Sa e
vështirë është të qëndrosh në këtë botë pa ty, por edhe sa bukur të jetosh me
filmat e tu, me artin tënd, me kujtimet e tua dhe të mamasë sime të shtrenjtë.
Sa e privilegjuar kam qenë të mbaja mbiemrin tënd dhe të dëgjoja tingëllimshëm
kumbimin: “Ah… është Esi, e bija e… Viktorit”.
- Hë me xhan, ku je ti...!
- Ja o babkë, këtu jam...!
Autori | Ester Gjika |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Kujtime Fotografi Letërsi shqipe Libra të rinj |
Numri i faqeve | 304 |
Data e botimit | Prill 2023 |
ISBN | 9789928376510 |
Gjuha | Shqip |