Dhjetë gramë nder

Çdo qytet ka duhmën e vet të vuajtjes.

Por pak nga banorët e Meslumasit e njohën kutërbimin e asaj pasditeje të vakët shtatori. Disave iu duk si aromë vjeshte që vinte nga kazanët e pijeve alkoolike. Të tjerë menduan se është duhma e djegies së ndonjë prej magazinave të periferisë, apo të plehrave të qytetit, hedhur stomeve afër varrezave. Të tjerëve u kujtoi thartimën e pleqve të braktisur.

Por çuditërisht, askujt nuk i shkoi ndër mend dhe hunda e askujt nuk e dalloi dot erën e kalbëzimit që shpërtheu pas një plasjeje të shurdhër dhe cingërimës së xhamave të thyer. Nga dritaret e shkatërruara, kutërbimi i kalbëzimit u përhap në rrugë dhe nëpër rrugica, nëpër shkallët e pallateve, në shitore dhe pijetore, në hapësirat e administratorëve dhe në librari, në bordellon ilegale dhe galerinë e vetme të arteve figurative. Por pak nga banorët e Meslumasit e njohën kutërbimin e asaj pasditeje të vakët shtatori. Disave iu duk si aromë vjeshte që vinte nga kazanët e pijeve alkoolike. Të tjerë menduan se është duhma e djegies së ndonjë prej magazinave të periferisë, apo të plehrave të qytetit, hedhur stomeve afër varrezave. Të tjerëve u kujtoi thartimën e pleqve të braktisur.

Por çuditërisht, askujt nuk i shkoi ndër mend dhe hunda e askujt nuk e dalloi dot erën e kalbëzimit që shpërtheu pas një plasjeje të shurdhër dhe cingërimës së xhamave të thyer. Nga dritaret e shkatërruara, kutërbimi i kalbëzimit u përhap në rrugë dhe nëpër rrugica, nëpër shkallët e pallateve, në shitore dhe pijetore, në hapësirat e administratorëve dhe në librari, në bordellon ilegale dhe galerinë e vetme të arteve figurative.

Të gjithë nxituan të mbyllnin dritaret


Fitues i Çmimit të Nderit në Prozë në ndarjen e Çmimeve "At Zef Pllumi" për letërsinë në vitin 2024.

Detajet rreth librit
Autori Namik Dokle
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 224
Data e botimit Korrik 2023
ISBN 9789928376763
Gjuha Shqip
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune