Namik Dokle
Namik
Dokle lindi më 11 mars të vitit 1946 në Durrës, është gazetar dhe politikan i
njohur shqiptar. Ai u diplomua në Universitetin Bujqësor, dega Ekonomi Agrare -
1965-1970 si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë -1968-1970.
Më
1994 ai ndoqi një kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle në
Universitetin Complutense, Madrid. Më 1995 u specializua pranë Këshillit të Europës
për Problemet Parlamentare, Strasburg dhe më 1997 ndoqqi një kurs specializimi
për problemet e tranzicionit në Madrid.
Gjatë
viteve 1970-1983 punoi si gazetar në redaksinë e gazetës “Puna”; 1983-1989: kryeredaktor
i gazetës “Puna”; 1989-1990: sekretar i Bashkimeve Profesionale; 1991: kryeredaktor
i gazetës “Zëri i Popullit”. Gjithashtu ai ka edhe një veprimtari të gjerë
politike që prej vitit 1991.
Ai
ka shkruar mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista
në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll.