Në imagjinatën time

Sikur të shikonim botën përmes syve të fëmijëve, secili nga ne do të gjente diçka të vetën, të humbur gjatë rrugës, të transformuar nga koha, të fshehur në ndonjë cep të mendjes e të pluhurosur nga harresa. Do të gjente atë gëzimin e plotë që të mbush shpirtin e të nxit fantazinë, që të bën të kujtosh përqafimin e prindërve, përrallat e gjyshes, lojërat me shokët dhe kohët kur ditët ishin të pafundme, e kur mezi prisje të nesërmen për të mësuar diçka të re. Sikur ta shikonim botën me sytë e fëmijëve, do të gjenim atë kohë ku e pamundura ishte e mundur, ku mund të krijoje me mijëra histori me gjithçka që të entuziazmonte, histori që ende janë të fjetura brenda teje dhe presin të zgjohen, pikërisht nga buzëqeshja e një fëmije, nga shkëlqimi i syve të tyre, nga pyetjet që i drejtojnë botës. E ndonëse pyetjet nuk janë gjithmonë të njëjta, ajo ndjesia kur një fëmijë udhëton në imagjinatën e pacunguar nga rregullat e kufizimet, mbetet gjithmonë e njëjtë. Mbetet si forma më e pastër e lumturisë. Dhe këtë ndjesi na ka sjellë Loreta Vaso në rrugëtimin e imagjinatës së personazheve të saj të vegjël. Lumturinë që mund të bëhet e prekshme vetëm nëse arrin ta shohësh botën përmes syve të tyre.

Detajet rreth librit
Autori Loreta Vaso
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Tregime

Libra të ilustruar

Numri i faqeve 88
Data e botimit Gusht 2023
ISBN 9789928376770
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune