Liria

Shkrimtari vlonjat, Eqerem Canaj, vjen përpara lexuesit me romanin e tij “Liria”. Në këtë roman, me një narrativë të rëndësishme dhe të përkushtuar, Canaj, një nga krijuesit tanë jugorë të letërsisë, paraqet një memorie të fortë narrative dhe një dedikim të ndjeshëm, që merr shkas në vitet shtatëdhjetë, por dedikimin e ka me emër të qartë e të saktë, një përkushtim kohor për të madhin Dritëro Agolli. Duke u mbështetur në tematikën dhe rrjedhën e jetës, nga Pari i Parikut, traditës labe, emrit të njeriut të dëgjuar për trimëri e cilësi të rralla, që përsëritej nëpër breza, e mjaft gjëra të tjera të ngjashme, autori Eqerem Canaj shqyrton lidhjen e kohës me formën narrative dhe me një dimension etik të rrëfenjës letrare.

Prof. dr. Fatmir Terziu 

Detajet rreth librit
Autori Eqerem H. Canaj
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 160
Data e botimit Gusht 2023
ISBN 9789928376589
Gjuha Shqip
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune