Zemra ime të përket

“Një lajm i papritur. Dërrmues. Nga ato që nuk të lënë rrugëdalje dhe që nuk do të doje kurrë t’i dëgjoje. Dhe pyet veten çfarë do të bëje nëse do të të ndodhte ty. Një fije shprese. E brishtë. Por e vetmja e mbetur. Ky është thelbi i këtij romani, shtysa fillestare që do të lëvizë ngjarjet.”

Kjo është loja e jetës, me hiperbolat dhe përmbysjet e papritura, që gërshetohet me historinë e dy të rinjve, Ales dhe Ilenias: ai - i stonuar dhe zemërgjerë; ajo - bukuroshe dhe e pakapshme. Pas shumë ulje-ngritjesh emocionale, dashuria shpërthen, e tërhequr nga një vorbull situatash që do t’i orientojnë lexuesit drejt befasive finale, ku jeta dhe vdekja përballen në një dyluftim të egër. Një ngjarje romantike dhe prekëse, që të bën për vete nga fillimi në fund. Një copëz jete nga djelmoshat e provincës me dëshirat, pafajësinë dhe ëndrrat e tyre.

Detajet rreth librit
Autori Alessio Puleo
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Bisej Kapo
Kategoria

Romancë

Roman

Me temë shoqërore

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 368
Data e botimit Tetor 2023
ISBN 9789928376503
Gjuha Shqip
Libër fizik
1400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune