Shporta juaj është bosh
Shije ëndrrash në sirtar
Romani “Shije ëndrrash në kafaz”, i shkrimtarit të
njohur Artur Spanjolli, sjell përmes kujtimeve botën e një grupi adoleshentësh
liceistë durrsakë. Në të skaliten dhe përshkruhen me realizëm detaje jetësore
nga ajo periudhë rinore kur: puna, ngulmi, serioziteti, dashuria, egoizmi dhe ambiciet ishin të
pranishme në përditshmërinë e artistëve të ardhshëm:
... Jetonim
përditë jetën fizike, por kishte edhe një jetë tjetër shpirtërore, e cila
buronte nga ndërgjegjja jonë, mbushur plot me kujtime, mendime, emocione.
... Kur nuk isha pranë saj, ndihesha si i pickuar nga gjarpri. Një
pickim me shije mjalti. Isha si i magjepsur nga ajo bukuri, nuk bëja gjë tjetër
veç e kërkoja, e dëshiroja me zjarr atë vetësakrifikim të ëmbël lotësh.
Autori | Artur Spanjolli |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 296 |
Data e botimit | Nëntor 2023 |
ISBN | 9789928376930 |
Gjuha | Shqip |