Shtatori

“Shtatori” me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.

Është një kohë pothuajse e turbullt, kaotike, me mbrëmje kur madje edhe skocezët e heshtur, fjalëpakë, londinezët dhe ame-rikanët që pinë pak si shumë, vallëzojnë deri natën vonë.

Premtimet nuk mbahen dhe sekretet familjare, të fshehura për një kohë të gjatë, dalin në dritë.

Ngjarja më e madhe e këtij viti është planifikuar në mënyrë të përpiktë, është një mbrëmje e një ditëlindjeje për një vajzë njëzetenjëvjeçare. Ndërsa maji bëhet qershor dhe vera vjen, fati i shtyn personazhet drejt së pashmangshmes - dhe shpesh drejt të paracaktuarës së papritur.

Detajet rreth librit
Autori Rosamunde Pilcher
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Shpresa Osmeni
Kategoria

Romancë

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 512
Data e botimit Nëntor 2023
ISBN 9789928376732
Gjuha Shqip
Libër fizik
1700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune