Shporta juaj është bosh
Jetë të pajetuara
Lexuesi njihet me një rrugëtim të gjatë, në kërkim të vënies në vend të drejtësisë, me një protagonist që ecën në një rrugë aspak të zakontë, por në një kalvar të gjatë dhimbjesh e zhgënjimesh, të cilin autori, me dinjitet dhe me moral shpirtëror, ia përcjell lexuesit. Gjergji dëgjon, por bashkë me të dëgjojmë edhe ne. Gjergji përjeton, e bashkë me të lexuesi shtrëngohet brenda vetes e dëshiron ta thyejë këtë mallkim të pazëshëm, që ka gllabëruar moralin e vendit tonë: të japin llogari ata që janë fajtorë për jetët e pajetuara, sepse vetmia e Gjergj Konit nuk është më vetëm vetmia e tij; paradokset e jetës së Gjergjit janë edhe paradokset e frymëmarrjes që na mban gjallë; jeta e pajetuar e tij është sinjal që duhet të lëvizim, të bëjmë diçka, ta jetojmë plotësisht, më në fund, ekzistencën tonë.
Autori | Robert Shkurti |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 288 |
Data e botimit | Shkurt 2024 |
ISBN | 9789928817228 |
Gjuha | Shqip |