Vallëzim me hënën - Legjendat e Gorës

Me gjasë, legjenda më e lashtë e Gorës është ajo e ditës kur Zoti thirri nga një njeri për çdo krahinë, për t’u dhënë secilit diçka nga të mirat e kësaj bote. I fundit, nga gjithë të thirrurit, arriti Njeriu nga Gora. Ndërkohë, gjithë të tjerët kishin mbaruar punë; kishin marrë atë që u dhuroi Zoti dhe po ktheheshin për në krahinat e tyre, të afërta apo të largëta. Kur pa goranin, Zoti u habit. Po ku është kjo Gora, banorët e së cilës e mendojnë se është në fund të botës? Është në mes të Europës. Viktimë e historisë, kjo krahinë me 29 fshatra, me një etnokulturë shpirtërore dhe materiale të veçantë, është e ndarë në tri shtete ballkanike: 9 fshatra në Shqipëri, 18 në Kosovë dhe dy në Maqedoninë e Veriut. Kjo ndarje u bë pas Luftës së Parë Botërore; një komision ndërkombëtar i Fuqive të Mëdha Europiane, nëntë fshatra ia la Shqipërisë, ndërsa njëzet të tjera ia kaloi mbretërisë së atëhershme jugosllave. Kjo ndarje u bë edhe më e egër gjatë periudhës komuniste, kur Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Jugosllavia e Titos, i mbyllën hermetikisht kufijtë ndërmjet tyre dhe një pjesë e Gorës kishte mbetur nën Serbinë. “Tito andej, Enveri këndej, mjegulla në mes!”, thoshin goranët atëherë.

Disa nga legjendat e këtij libri vijnë ashtu siç tregohen, sot e kësaj dite, nga më të moshuarit 12 dhe pasionantët e folklorit goran, të tjera janë të mbështetura mbi subjekte baladash të njohura të Gorës dhe një pjesë e vogël janë ringjallur nga kujtime të pjesshme apo nga copëzat e mbrame të legjendave në humbje, drejt harresës. Jam thellësisht mirënjohës për Cristina Herrero-n dhe María Roces Gonzales-in që më nxitën dhe ndihmuan për të nxjerrë në dritë këto perla të shpirtit të Gorës.

Detajet rreth librit
Autori Namik Dokle
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 208
Data e botimit Mars 2024
ISBN 9789928817204
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune