Gjithçka kërkon shpëtim


Daniele është njëzet vjeç dhe këtë verë nuk do ta harrojë lehtë. Një dhomë spitali, me gjashtë shtretër... Nuk e di sesi ka përfunduar atje, derisa i thonë që e kanë sjellë me shtrim të detyrueshëm spitalor, pasi kaloi një krizë të dhunshme zemërimi. Në spital i duhet të kalojë shtatë ditë nën vëzhgim, duke komunikuar me psikiatër, në përpjekje për të shpjeguar pse bota e lëndon kaq shumë. Në të vërtetë, Daniele është një djalosh si shumë të tjerë, por me një ndjeshmëri të skajshme, çdo përvojë i ngjan një vargu të pafundmë majash dhe humnerash: si ka mundësi që askush nuk e kupton sa të brishtë dhe të ekspozuar jemi ndaj tekave të fatit? Se jeta shpeshherë është një lojë që na largon nga ata që jemi në të vërtetë?

Tashmë ka në krah shokët e dhomës në repartin e psikiatrisë: persona turbullues dhe të butë, të çorientuar, por edhe të mençur, njerëz që i ka vënë jeta përpara, ashtu si Danielen. Si ai, të paaftë për të mos vuajtur dhe për të mos dashuruar pa masë. Nga sytë e shqetësuar të Shën Mërisë te fotografia bardh e zi e nënës së Xhorxhos, nga hareja e papërmbajtshme e Xhanlukës te zogu i ringjallur i Marios dhe deri tek asgjëja absolute e Alesandros. Të bashkuar nga shtrimi në spital dhe i nxehti mbytës, në kurë nga mjekë indiferentë, të ruajtur nga infermierë të frikësuar, Daniele dhe të tjerët shohin të lindë ditë pas dite një ndjenjë vëllazërie dhe një nevojë e ndërsjellë për mbështetje, të cilën nuk e kanë ndier kurrë më parë.

“Janë pesë të çmendurit me të cilët ndava dhomën dhe këtë javë të jetës sime. Me ta nuk kisha mundësi të gënjeja, të luaja rolin e djalit të përsosur, ata më pranuan ashtu si jam, për natyrën time kaq të ngjashme me të tyren.” Në këtë roman të jashtëzakonshëm, fitues i çmimit “Strega Giovani” 2020, Daniele Mencarelli vë në skenë kërkimin e dëshpëruar dhe të zemëruar për të gjetur një kuptim përmes një të riu që lutet vetëm për shpëtim. 

Detajet rreth librit
Autori Daniele Mencarelli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Erion Gjatolli
Kategoria

Roman

Psikologji

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 224
Data e botimit Prill 2024
ISBN 9789928817143
Gjuha Shqip
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune