F

“Një libër emocionues dhe melankolik. Histori gjysmë familjare dhe gjysmë fantazmagorike. Dhe sidomos, edhe më argëtues se ‘Matja e botës’.”

SZ-Magazin


Është verë, para krizës ekonomike. Martin Friedlandi, një prift katolik pa besim, mbipeshë, ngaqë është gjithmonë i uritur, takohet me gjysmëvëllain e tij, Erikun. Këshilltari financiar me borxhe të mëdha dhe me një këmbë në burg, ka imazhe të frikshme, por nuk i tregon askujt për to. Silueta të mjegullta burrash, madje edhe dy fëmijë, e paralajmërojnë atë për diçka, por: A janë këto paralajmërime të destinuara vërtet për të, apo i referohen vëllait të tij binjak, Ivanit, estet dhe njohës arti, me të cilin ngjan jashtëzakonisht shumë? Fatkeqësia tashmë ka filluar. Daniel Kehlmann tregon për tre vëllezër, të cilët - secili në mënyrën e vet - janë mashtrues, hipokritë dhe falsifikatorë.  Ata janë të fokusuar në jetën e tyre, kur befas hapet një humnerë e madhe.


Një roman për gënjeshtrat dhe të vërtetën, për familjen, falsifikimet dhe fuqinë e trillimit: një vepër arti virtuoze - komplekse, plot mistere dhe e guximshme. “Është mbresëlënëse se si romani “F” fiton ritëm dhe forcë me çdo ndryshim të perspektivës. Romani filozofik dhe ai Pageturner kurrë nuk kanë qenë kaq pranë.”

Die Welt

Detajet rreth librit
Autori Daniel Kehlmann
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Anna Kove
Kategoria

Roman

Psikologji

Letërsi e huaj

Libra të rinj

Numri i faqeve 336
Data e botimit Prill 2024
ISBN 9789928817181
Gjuha Shqip
Libër fizik
1400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
1300 Lekë

I disponueshëm menjëherë