Një jetë në tri botë

 

...Gjithë jetën e vështirë që kishte kaluar, njerëzit kishin qënë makthi i tij. Ishte deri në kockë i zhgënjyer. Nga shtëpia nuk kishin mundur ta nxirrnin as në kohën e diktaturës. Tashmë s'ishte veçse një i moshuar. I kishte kaluar të tetëdhjetat. Nuk kishte kohë të priste drejtësinë e vonuar. Kishte jetuar në tri bote të ndryshme, shumë të ndryshme, tri botë që mund të pendnin çdo gjeni, që nuk ngjasonin askund me njëra-tjetrën. Në trupin dhe në shpirtin e tij ishin zhvilluar eksperimentet më të çuditshme, sepse në vendin e tij eksperimentet sociale ishin krejtësisht të lejueshme. Jeta në botën ku ai kishte jetuar për dekada me radhë, përbënte truallin ku ushtroheshin "shkencëtarët e praktikës shoqërore", të cilet i trajtonin si kavje në Laboratorin e Madh, pa u merakosur asnjë grimë për vuajtjet e tyre. Edhe atëherë kur ishte dukur sikur eksperimenti kishte përfunduar, duke pritur komunizmin që nuk do të vinte kurrë, mbi shpinën e tyre kishin hedhur "terapinë e shokut,, si një eksperiment tjetër në vazhdën e eksperimenteve të pafundme...

Detajet rreth librit
Autori Arben Braçe
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 320
Data e botimit Shkurt 2018
ISBN 9789928235855
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune