Shporta juaj është bosh
Çmendina e Athinës
‘’Kur doli jashtë e mbriti në skaj të sheshit para pavijonit, ktheu edhe njëherë kokën mbrapa, si për ndarjen më të fundit. Dhe ndeshi atë që e priste. Të gjithë: mjekë, infermierë, të sëmurë, para hyrjes qendrore. E përshëndesnin duke tundur dorën, pa fjalë, me heshtjen që lotonte dashuri. Iu dorëzua edhe vetë lotëve, rrodhën natyrshëm, si për ata që do t’i mungonin gjatë. Kurrë s’kish marrë aq shumë dashuri nga të tjerë, i erdhi keq që vetë ndoshta nuk dha sa duhej... Kuptoi se njeriu lind që të dojë dhe ta duan. Se dashuria, në shumëllojshmërinë e vetë, është më së pari plaga që lë tek ti njeriu i munguar. Është frymë mbitokësore me rrënjët në tokë. S’është kurr ë e verbër, ndonëse rëndom mbahet për e tillë. As çmenduri. Është mençuria e çmendurisë.’’
Autori | Thanas Medi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 352 |
Data e botimit | Korrik 2023 |
ISBN | 9789928376725 |
Gjuha | Shqip |