Shporta juaj është bosh
Ballo me maska ose shakaja e fundit
Ndoshta diçka do të mësonte nëse ndiqte pasqyrën e shtypit të ditës tek emisioni “Koha për t’u zgjuar”. Tek mendonte kështu ia krisi shiu. - Me sa duket, - i tha bashkëshortja, - sot nuk do ta bëjmë dot shëtitjen, po bie shumë shi.
Ai zuri të rrufiste kafenë.
- Ku ta dish, - ia ktheu, - mbase deri atëherë shiu pushon.
- Të shpresojmë, - tha bashkëshortja dhe u largua nga ballkoni.
Ai mbeti vetëm. I përhumbur ia nguli sytë shiut. Në atë përhumbje ndjeu se diçka e mundonte. Derisa pa vetëdije iu ngrit së brendshmi pikëpyetja ekzistenciale e një epoke tjetër, që e mundonte prej
dyqind vjetësh:
Cili do të ishte epitafi më i përshtatshëm që mund të vihej mbi gurin e varrit të tij?
Autori | Fatos Kongoli |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Proza Bashkëkohorë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 56 |
Data e botimit | Nëntor 2024 |
ISBN | 9789928817662 |
Gjuha | Shqip |