Qentë romantikë

Shiu

Rimon shiu dhe ti thua, duket sikur po lotojnë

retë. Mandej, mbulon gojën dhe nxiton

hapin. Po sikur ato re të mugëta të qajnë?

P’rralla. Atëherë nga vjen e gjithë kjo dhimbje,

dhimbje që do të na shpie të gjithëve për dreq?

Natyra i fsheh do taktika

te misteri, njerku i saj. Kështu, më shpejt

se ta pret mendja, quaje këtë pasdite

një pasdite apokalipsi, nuk do duket tjetër veç,

një pasdite melankolike, një pasdite vetmie e humbur

në një kujtim: pasqyra e Natyrës. O më mirë

ta harrosh. Dhe shiu, dhe lotët, dhe hapat e tu

që jehojnë në rrugët e kalldrëmta. Janë të kota.

Tash mund të përlotesh, dhe ta lësh imazhin tënd të zbehet

në xhamin e përparmë të makinave parkuar

në bulevard. Por nuk mund të vdiresh.

Detajet rreth librit
Autori Roberto Bolaño
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Alban Tufa
Kategoria

Poezi

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 96
Data e botimit Nëntor 2024
ISBN 9789928817600
Gjuha Shqip
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune