Romanca Vol. II (1975-2000)

Pas përfundimit të një karriere operistike si bariton protagonist, AVNI MULA “Nder i Kombit” (Gjakovë 04.01.1928 - Tiranë 29.10.2020) i dedikohet asaj pas pentagrameve. Ky tranzicion pasi ai fillon të njihet si një nga kompozitorët më të famshëm të kohës në Shqipëri, ndodh gjatë periudhës kur janë shkëputur romancat e vëllimit të parë 1960-1975.

Fundvitet ‘70 sjellin Poemën Vokale Simfonike “Nënë Shqipëri”, një nga veprat më të arritura të kompozitorit, nga e cila kemi shkëputur tri romanca, si pjesë përbërëse e saj e njëkohësisht edhe fillimi i këtij vëllimi të dytë.

Dekadat ‘80-‘90, i kushtohen kompozimit vokal, koral dhe operistik, pa harruar këngët dhe romancat. Në këto vite autori rritet me kompozimet e tij, si nga ana vokale dhe nga ajo kompozicionale, periudhë e cila shënon kulmin e krijimtarisë së kompozitorit me sasi të mëdha veprash dhe larmi formash e përmbajtjesh.

Kjo përmbledhje e kuruar, përmban pjesën e dytë të romancave, të shkruara gjatë viteve 1975-2000. Përveç frymëzimit nga poetët e njohur njëkohësisht dhe bashkëpunëtorë të tij, romancat e fundit përmbajnë poezi të krijuara nga vetë autori. Këto poezi japin një dimension tjetër të autorit, botën e tij si poet, në momente të veçanta krijimi.

Detajet rreth librit
Autori Avni Mula
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Libra të rinj

Numri i faqeve 104
Data e botimit Nëntor 2024
ISBN 9789928817792
Gjuha Shqip
Libër fizik
1700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune