Shporta juaj është bosh
Aventurat e Pinokut
"Aventurat e Pinokut" është një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë.
Ideja më e bukur mes shumë të bukurave, që pleksen në "Aventurat e Pinokut" del në rreshtat e parë të librit. Brenda copës së thjeshtë të drurit për zjarr, të ndodhur s’dihet se si në dyqanin e mjeshtër Qershisë, rri fshehur “një zëth i hollë, i hollë”, që ankohet nga dhimbja apo qesh nga gudulisja. Nga del ai zë i mbyllur në dru? Kush është ai xhind, ai shkurtabiq, ai “elf” i parespektueshëm e i pavlerësuar, që endet prapa kuintave të botës? S’dimë të përgjigjemi. Vetëm një gjë është e qartë. Pinoku jeton, ka një psikologji dhe një formë të skalitur përsosmërisht, akoma para se Xhepetoja të fillonte ta gdhendte e t’i gjente një emër. Pa vënë kurrë këmbë mbi tokë, zotëron një përvojë shumë të sigurt për jetën tonë: di çfarë është puna dhe jeta endacake, fëmijëria e pleqëria, çfarë joshjesh prekin zemrën e një njeriu, si duhet gatuar një vezë e si duhet qëruar një dardhë...
Autori | Karlo Kolodi |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Zija Vukaj |
Kategoria |
Aventure Humor Roman Klasikë Prindër dhe fëmijë Libra të ilustruar Libra të rinj 6-8 vjeç 9-12 vjeç Libra për fëmijë |
Numri i faqeve | 256 |
Data e botimit | Mars 2025 |
ISBN | 9789928817952 |
Gjuha | Shqip |