Shporta juaj është bosh
Një dashuri në listëpritje
Ajo është Liza, një kirurge rebele në një spital në Paris.
Një takim rastësor rihap një histori të gjatë e të mundimshme dashurie, të lindur në bankat e shkollës dhe të pafinalizuar. Është fillimi i një vazhdimësie frenetike ngjarjesh që do t'i shtyjnë protagonistët të reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe zgjedhjet e tyre.
Ndërsa historia zhvillohet, ata do të përpiqen të shpëtojnë nga "kurthi imazhit dhe zakoneve të tyre”, për të arritur jetën e përsosur që kanë ëndërruar gjithmonë. A do t'ia dalin mbanë vallë? Vëmendja mbetet në sallën e kirurgjisë, duke zbuluar pak e nga pak hijet e fshehura pas skenave, ndërsa Liza rrëfen dashurinë e saj më të madhe:
"Salla e operacionit është vendi në botë ku jam më e lumtur."
“Ajo çka kam mësuar nga ky leksion, siç e quan ti, është se jeta është e shkurtër dhe unë, në një pjesë të mirë, e kam çuar dëm. Kam luftuar për t’u bërë një shkrimtar i famshëm, për të fituar National Book Award dhe për shumë gjëra të tjera. Por unë, jetën time e doja me ty. Dhe nuk kam luftuar sa duhet për të pasur atë që doja më shumë.
- Pusho, tani!... Mos thuaj budallallëqe...
-Pse duhet të pushoj? Jetojmë kaq pak, Liza. Duhet t’i marrim gjërat që duam. Jo
të vazhdojmë t’i shtyjmë...”
| Autori | Valeria Tonini | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Kategoria | Romancë Roman Bashkëkohorë Me temë shoqërore Letërsi e huaj Libra të rinj | 
| Numri i faqeve | 228 | 
| Data e botimit | Shtator 2025 | 
| ISBN | 9789928960078 | 
| Gjuha | Shqip | 
 

































 
  
                                             
                             
                             
                             
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                