Shporta juaj është bosh
Asnjë trokitje në qiell
Romani “Asnjë trokitje në
qiell”, i shkrimtarit Namik Dokle, shpaloset si një parashtrim modern, në
strukturën narrative dhe kompozicionale, të cilat shpesh faniten si të
grimcuara, si dhe në plasimin e protagonistëve, si ligjërim i larmisë gjuhësore,
me të gjitha ngjyrat e shqipes, ndonëse në materien letrare, rishfaqet
atmosfera e romaneve të shkruara më parë, si një nënshtrat i plotësimit të
sagës romanore autoriale. Teksa po e lexoja më erdhi ndër mend një përcaktim
domethënës i autores bashkëkohore franceze, Sophie Kepes, kur shkruan:
“…shkrimi është e vetmja hapësirë ku ti mund të marrësh frymë lirisht, dhe kjo
e bën një dhuratë absolute”, një akt që autori i librit e ka realizuar me disa
romane, të cilat kanë zgjuar interesin e lexuesit dhe kritikës letrare, madje
janë përkthyer në disa gjuhë. Mjafton të përmendin fatin e romanit të parë,
“Vajzat e mjegullës” që është përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja deri tani.
BEHAR GJOKA
| Autori | Namik Dokle |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 248 |
| Data e botimit | Tetor 2025 |
| ISBN | 9789928960061 |
| Gjuha | Shqip |
































