Bota ime në duart e saj

Nëse në librat e parë të poetes Enkelejda Kondi  Masseboeuf mbizotëronin poezitë e dashurisë, lirikat, sot poezia e saj ka fituar dimensione të reja humane jo thjesht pse poezitë i kushtohen njerëzve të afërt, gjyshit, atit, nënës, djalit apo vajzës, por dhe kalimtarit në rrugë, njeriut të panjohur, tjetrit, vetë botës njerëzore. E dashuruar pas Rembosë dhe Migjenit ajo ndjek rrugën e saj poetike dhe përcjell te lexuesit një poezi që është gjithnjë në kërkim të njeriut, dritës, dashurisë.

Luan Rama - shkrimtar, gazetar, kineast, përkthyes, diplomat shqiptar.

 

Enkelejda Kondi Masseboeuf është një ndër poetet e rralla  me kulturë franceze, ku fati e ka dërguar të jetojë, e cila nuk ka lënë asnjëherë mënjanë shpirtin poetik dhe të ndjeshëm për vendlindjen. “Jeton ajo poezi, - thotë poeti i lirikave të veçanta Lasgush Poradeci, - që ka e mbartur në vetvete shkëndijën e artë, dhuratën e shqetësimit dhe qëllimit të lartë të poezisë.” Njohja, gjesti dhe buzëqeshja që i ofrohen lexuesit janë mjetet më të  bukura që i shkojnë një krijueseje të tillë si Enkelejda, sepse ajo nuk shkruan për lavdi, por për pastrim shpirtëror, për të përçuar atë që ka më të shtrenjtë, që është e bukura e fjalës, e vargut të harmonizuar dhe e ndjenjës që përcillet me figuracion.

 Prof.as.dr. Agron Agolli

 

Poezia e Enkelejdës është një shpërthim shpirtëror, reflektues, plot muzikalitet, i ndjeshëm, me lidhje të fuqishme të së shkuarës, të tashmes e të ardhmes, të vendlindjes e larg saj, aty dhe këtu, me dy tokë, pa tokë, me dy atdhe, pa atdhe, e malluar, e dashuruar me ne. Nganjëherë e padukshmja, malli i thellë merr një shkëlqim të ndritshëm, malli për vendlindjen, malli për njerëzit, pemët, mbretëri që pushtojnë hapësirën, që s’i harron kurrë.

 Dhimitër Orgocka, Artist i Popullit 

Detajet rreth librit
Autori Enkelejda Kondi Masseboeuf
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Numri i faqeve 176
Data e botimit Tetor 2025
ISBN 9789928960153
Gjuha
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune