Atje ku dielli lind dy herë (Saga e Gorës)

“Saga e Gorës” e shkrimtarit Namik Dokle është një dëshmi letrare që shfaqet pashmangshëm edhe si fat dhe frymë ekzistence, si ngjyresë dhe prani në tekstet e të tri romaneve të saj dhe ku vendlindja shndërrohet në identitet. Tri romanet e N. Dokles, veçmas krijimtarisë së endur në dramatikë dhe në prozën e shkurtër, pak më herët, përfaqësojnë hapësirën e sugjeruar, si shenjëzim etik dhe estetik, ndonëse janë tregues identitar të vendlindjes, të Gorës, ku takohen kufijtë, besimet, etnitë dhe gjuhët e ndryshme. Pranëvënia e tyre, e të tri librave, që kanë plazmuar vendlindjen, vatrën e frymimit të shkrimtarit, ka bërë që nga njëra anë, të shihen si të ndarë, si tri tekstet që kanë në qendër Gorën, djepin ku u përkundën ëndrrat fëminore të autorit.


Trilogjia "Saga e Gorës" përmban tre romane:


"Vajzat e mjegullës"

Romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashuria për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla.


"Ditët e lakuriqëve të natës"

Në këtë roman, gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. Për ta qartësuar mjegullën absurde shkon biologu. Kujtesa e përmbysur e linjave, narrativës dhe simbolikës, së lakuriqëve dhe dhelprave të kuqe, plazmojnë magjikën e tjetërsimit të qenies. Kllapia e zhgjëndrrës, derdhur si “ironi intertekstuale” e Eco-s, është zbulesa e vrasjes së dashurisë, aty ku njeriu i ri, i Partisë dhe i Sigurimit, shkel me këmbë dijetarin, dëshmon rebusin letrar... 


"Lulet e skajbotës" (i cili në këtë trilogji vjen me titullin "Gora pa zogj".)

Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda.


Detajet rreth librit
Autori Namik Dokle
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Sentimentalë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 584
Data e botimit Janar 2026
ISBN 9789928960351
Gjuha Shqip
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune