Mbretëria e drejtshkrimit

Kjo është historia e mbretërisë më madhështore në botë, Mbretërisë së Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Oborrtarët e saj janë 36 germa, të mëdha e të vogla, shenja të shumta pikësimi, thonjëza e viza... Të gjithë jetojnë në harmoni të përkryer dhe japin ndihmesën e tyre për ta shkruar sa më bukur Gjuhën Shqipe. Mbreti Drejtshkrim mbretëron me dinjitet. Fjalët e bukura të shqipes formojnë fjali që shprehin ide dhe mendime të qarta. Poetët i përdorin në mënyrë mahnitëse. Mësuesi i Fjalëve është gjithnjë i kujdesshëm, kurse Fjalori i Artë shkëlqen nga fjalët brenda faqeve të tij, që krahasohen me yje që vezullojnë.


Përtej mureve të kështjellës së gjuhës shqipe përgjon Gabimi. Ai është i shëmtuar dhe i frikshëm, gjithnjë i gatshëm për të sulmuar. Por, sa herë Gabimi sulmon, oborrtarët e Mbretërisë bëhen bashkë dhe fitojnë çdo betejë.


Sepse Gjuha Shqipe është zemra e kombit dhe duhet të jetojë në përjetësi.

Detajet rreth librit
Autori Roland Shira
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Libra të ilustruar

3-5 vjeç

6-8 vjeç

Libra për fëmijë

Numri i faqeve 40
Data e botimit Shkurt 2026
ISBN 9789928960276
Gjuha Shqip
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune