Shporta juaj është bosh
Lëkura e qenit - Vepra 6
Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij. Një histori dashurie e rishfaqur në tre breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura në mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhimbjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve të vjetra? Në këtë libër halucinant, ku fytyra e shëmtuar e botës vetëm rrallë lejon të shihet ana tjetër e medaljes me fytyrën e bukur të saj, Kongoli futet në skutat më të fshehta të qenies. Dhe e vetmja shpresë shpëtimi për individin mbetet dashuria njerëzore.
| Autori | Fatos Kongoli |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 337 |
| Data e botimit | Prill 2026 |
| ISBN | 9789928960436 |
| Gjuha | Shqip |
































