Mali i pestë - Kopertinë e re

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi Atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës ishte i dashuruar. Më tej, Ai gjendet në mes të ngjarjeve të turbullta e dramatike që e çojnë deri në përballje me Zotin.


- Përse Ai që ka krijuar botën pëlqen t'i shërbejë tragjedisë së shkrimit të librit të fatit? - pyet Elia.

- Ti nuk di se ç'thua, - i përgjigjet Engjëlli. - Nuk ekziston tragjedia, por vetëm e pashmangshmja. Gjithçka ka të drejtën e të qenit: është aftësia jote të dish të dallosh atë që është kalimtare, nga ajo që është përcaktuese.

- Çfarë është kalimtare?

- E pashmangshmja. 

- Po përcaktuese, çfarë është?

- Mësimet mbi të pashmangshmen...


Detajet rreth librit
Autori Paulo Coelho
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 320
Data e botimit Maj 2026
ISBN 9789928960597
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune