Shporta juaj është bosh
E'dua, vajza që thotë gjithmonë “Pse?”
Na ishte njëherë një vajzë e bukur me emrin E’dua.
Dhe si në çdo përrallë që nis me fjalët “Na ishte njëherë” edhe unë kam dëshirë të njiheni me botën e E’duas si në një përrallë të vërtetë, sepse E’dua është një vajzë përrallash.
E bukur, e mençur, lozonjare, por pak trazovaçe dhe çapkëne...
Ka dy sy të ëmbël, një gojë të vogël dhe buzët me ngjyrë qershie.
Ajo ka dy sy kureshtarë por plot me dritë. Shikon gjithçka rreth saj me shumë habi.
Sa herë që shikon diçka të re ajo ndalon për një çast, mendon pak dhe bën pyetjen e saj të preferuar: “pse”, dhe në çdo “pse” të saj fshihet një sekret i vogël i botës.
Një vajze e vogël me një pyetje të madhe.
Ajer motra e madhe shpeshherë mërzitet nga pyetjet e saj, por E’dua nuk dorëzohet. Vazhdon të pyesë vazhdimisht dhe me këmbëngulje kërkon përgjigjet madje edhe me argumente.
Dhe sa herë që ajo pyet bota është e gatshme të tregojë sekretet e saj.
Jam e bindur që këto sekrete të botës janë edhe në pse-të tuaja të dashur vogëlushë.
| Autori | Doloreza Petrela Rrapollari |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Libra të ilustruar Letërsi shqipe Libra për fëmijë |
| Numri i faqeve | 40 |
| Data e botimit | Maj 2026 |
| ISBN | 9789928960610 |
| Gjuha | Shqip |
































