Shporta juaj është bosh
Ballo me maska ose shakaja e fundit - Vepra 20
Ndoshta diçka do të mësonte nëse ndiqte pasqyrën e shtypit të ditës tek emisioni “Koha për t’u zgjuar”. Tek mendonte kështu ia krisi shiu. - Me sa duket, - i tha bashkëshortja, - sot nuk do ta bëjmë dot shëtitjen, po bie shumë shi.
Ai zuri të rrufiste kafenë.
- Ku ta dish, - ia ktheu, - mbase deri atëherë shiu pushon.
- Të shpresojmë, - tha bashkëshortja dhe u largua nga ballkoni.
Ai mbeti vetëm. I përhumbur ia nguli sytë shiut. Në atë përhumbje ndjeu se diçka e mundonte. Derisa pa vetëdije iu ngrit së brendshmi pikëpyetja ekzistenciale e një epoke tjetër, që e mundonte prej dyqind vjetësh:
Cili do të ishte epitafi më i përshtatshëm që mund të vihej mbi gurin e varrit të tij?
| Autori | Fatos Kongoli |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 56 |
| Data e botimit | Qershor 2026 |
| ISBN | 9789928960580 |
| Gjuha | Shqip |
































