Shporta juaj është bosh
Zhdukja e çmimit Nobel
Një mëngjes të ftohtë marsi, në Prokurorinë e Shtetit erdhën dy lajme tronditëse, nga i njëjti qytet i vendit. Dy fëmijë, një vajzë e një djalë, ishin zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Po atë ditë u tha që është zhdukur edhe medaljoni i “Çmimit Nobel të Paqes”, i akorduar pak kohë më parë atij qyteti dhe popullit të tij që mirëpriti të dëbuarit me dhunë nga trojet e tyre. Ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”?! Duke përdorur këtë linjë narrative në romanin e tij të ri, autori Namik Dokle na përshfaq groteskun provincial të zyrtarëve burokratë, të cilët gërdufen e grinden për një “grimë lavdi”, për një “radhë në librin e historisë”, pa pasur asnjë meritë, pa bërë asnjë sakrificë për të mirën e njerëzve. Romani ngërthen plot situata tragjike dhe lirike, dashuri të sinqerta e tradhti bashkëshortore, ndershmëri sublime dhe hipokrizi të pështirë. Dhe vetëm në faqen e fundit të romanit, marrim vesh se ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”…
| Autori | Namik Dokle |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 176 |
| Data e botimit | Shtator 2026 |
| ISBN | 9789928960733 |
| Gjuha |
































