Dora me baltë, buka me mjaltë

Vëllimi i ri “Dora me baltë, buka me mjaltë”, me 32 rrëfenja, është përmbledhja e dytë tematike e autorit ku janë përmbledhur rrëfenjat që flasin për punën, për dobinë e saj, për ndershmërinë në punë dhe fitimet e ligjshme prej saj. Në libër nuk lihen në hije pa i fshikulluar disa vese e praktika negative të njerëzve, por edhe të personazheve kafshë në qëndrimin ndaj punës, si dembelizmi, mashtrimi, mendjelehtësia, korrupsioni, rehatia, pandershmëria etj. Autori, edhe në këtë përmbledhje, duke zbërthyer shkurt fabulën e fjalëve të urta me një gjuhë të përpunuar, të kuptueshme e të figurshme, ka arritur të na japë modele të arrira të rrëfenjave me mesazhe edukuese, që lexohen me ëndje jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet se të ndjekin dy sy të dashur që qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shenjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Mesazhet që jepen në këto rrëfenja janë tepër aktuale, po të kujtojmë sa e si lexojnë fëmijët dhe cili është qëndrimi ndaj punës e fitimit në kohën që jetojmë.

Detajet rreth librit
Autori Bardhyl Xhama
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Tregime

Libra të ilustruar

Letërsi shqipe

6-8 vjeç

9-12 vjeç

Libra për fëmijë

Numri i faqeve 110
Data e botimit Tetor 2015
ISBN 9789928205247
Gjuha Shqipe
Libër fizik
400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune