Kufoma

“Kufoma” është romani i lojës mizore të maces me miun midis pushtetit totalitar dhe individit. Festim Gurabardhi, redaktor në një shtëpi botuese, i përndjekur nga hetuesi Valmir D., është në qendër të ngjarjeve. Një jetë në makth, në një atmosferë absurdi në mesin e viteve ’70, ku ekzistenca mbahet në fijen e perit, është atmosfera e kohës ku zhvillohen këto ngjarje.

Personazhet më kot përpiqen të gjejnë strehë në shfrimet dashurore të shfrenuara dhe avujt e alkoolit.

Gjithçka i shtyn drejt shkatërrimit, çmendurisë. I botuar për herë të parë në vitin 1994, “Kufoma” është një nga veprat më dramatike e më të fuqishme të Kongolit. Bashkë me romanin “I humburi” (1992), ai shënoi  një kapërcim thelbësor në letrat shqipe, me sukses befasues në shkallë europiane.

Në gazetën franceze “Liberation” (14 maj 1998) pas botimit në frëngjisht të romanit shkruhej: “Me këtë roman të ri halucinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar”.

Detajet rreth librit
Autori Fatos Kongoli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 328
Data e botimit Shkurt 2017
ISBN 9789928327574
Gjuha Shqipe
Ebook
540 Lekë

I disponueshëm menjëherë