Shporta juaj është bosh
Dëmtuar gjatë rrugës
Besnik Mustafaj, vjen së fundmi me romanin e titulluar Dëmtuar gjatë rrugës, në të cilin flet për një amanet të Nënës e tij, një rrëfim, një ndodhi të saj në kohën e komunizmit. Me rastin e vizitës së Krushovit në Shqipëri, Nënës i ishte ngarkuar si detyrë të bënte një palë opinga, “më të bukurat që kishte bërë ndonjëherë”, për të cilat mësoi më vonë se kujt do t’i përkisnin. E gjithë ngjarja është e ndërtuar nëpërmjet dëshirave, ëndrrave, frikërave të Nënës dhe dyshimeve e mentalitetit të Vjehrrit të saj.
Rrëfimi vazhdon edhe pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe kohën kur autori shkon në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përmes një stili dhe qasjeje psikologjike krejt të veçantë, prej nga buron një ankth i pamposhtshëm.
Autori | Besnik Mustafaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Proza Me temë historike Letërsi shqipe Fitues çmimesh |
Numri i faqeve | 336 |
Data e botimit | Maj 2019 |
ISBN | 9789928327604 |
Gjuha | Shqipe |