Shporta juaj është bosh
Një sagë e vogël
Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e
hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i
pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që
mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose
Kosovë - emri nuk përmendet.
Në tre brezat e dy familjeve gjithçka vërtitet rreth një
burgu: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, burgu i vendit të errët
të përrallës i ndan njerëzit në dy kampe, atë të rojtarëve dhe atë të të
ruajturve.
Njërin nga tre librat "Një sagë e vogël",
Besnik Mustafaj ia kushton heroit të guximshëm popullor, Oso Hutës, "i
cili ndeshej me xhandarët e mbretit", një kaçak ballkanik me një dragua në
gjoks. Atë e katandis burgu në një hero gri me dhëmbë të rënë, zemërimi i të
cilit mezi arrin të shkulë sumbullat e xhaketës së të burgosurit.
Autori | Besnik Mustafaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Me temë historike Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 280 |
Data e botimit | Shkurt 2017 |
ISBN | 9789928327642 |
Gjuha | Shqipe |