Mbretëresha hesht

Një rrëfim, jashtëzakonisht i këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmentet e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë - ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. Fani, “mbretëresha”, është një grua e lodhur nga fati, që i kalon vitet e mbetura të jetës së saj vetëm, duke heshtur për të kaluarën. Në vend që të mbushë ditarin, që ia ka dhënë e mbesa, faqe për faqe me tragjeditë e përvojës së saj, ajo e ka lënë të paprekur, në koshin e plehrave. Por në ëndrrat e ditëve dhe netëve pa gjumë, ajo nuk mund t’i shpëtojë kujtimeve dhe kështu e sheh tërë jetën e saj, si një film me imazhe shqetësuese. Ne jemi dëshmitarë të të gjitha fazave të saj të jetës, që nga fëmijëria në fermën e prindërve në vitet 1930 e deri pothuajse në vdekjen e saj.

Detajet rreth librit
Autori Laura Freudenthaler
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Aida Poçi
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 224
Data e botimit Nëntor 2021
ISBN 9789928376145
Gjuha Shqipe
Ebook
900 Lekë

I disponueshëm menjëherë