Shporta juaj është bosh
Covid -1984
Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes. Një botë e pakufishme, e frikshme në humnerën e saj, ku lëvizin personazhe reale dhe lajtmotive të kohës, që nga Enver Hoxha në vitet e fundit të jetës së tij, deri tek ata që e bënë skëterrën gati-gati të pakthyeshme, e bëjnë romanin një galeri të re të sagës së krijuar nga Dokle, që të çon në të njëjtën kohë mes vdekjes dhe marrëzisë, në mes të ëndrrës dhe realitetit, krimit dhe drejtpeshimit të gjërave. Roman me shumë zëra në vetvete, polifoni psikologjike, ku e mira dhe e keqja, e forta dhe e dobëta, rrëmuja dhe qartësia, përmes një gjuhe mrekullisht të pasur, sjellin atë konflikt të marrosur ndjenjash, ku jeta reale ndihet, preket, e në fund, përjetohet.
Bedri Zenel Islami
Autori | Namik Dokle |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman |
Numri i faqeve | 240 |
Data e botimit | Nëntor 2022 |
ISBN | 9789928376251 |
Gjuha | Shqip |