Një ëndërr europiane mes Al Paçinos dhe Kavabatës

Po të pranojmë se titulli shpreh idenë e një shkrimi, më duhet të pohoj nga ana ime se në prag të udhëtimit europian Jug-Veri nuk kisha kurrfarë ideje në kokë, aq më pak diçka që të lidhej me Al Paçinon dhe Kavabatën. Nuk dija edhe diçka tjetër: në rastin tim udhëtimi nuk do të ishte thjesht një zhvendosje në hapësirë. Shumë shpejt ai do të kthehej në një zhvendosje në kohë, në drejtimin e kundërt të rrjedhës. Dhe është absurde gjendja kur mendon se fluturon drejt së ardhmes ndërsa, në të vërtetë, ndihesh i mbërthyer nga e kaluara. E kuptoj, është e trishtueshme kjo, madje e rrezikshme, por njeriu e ka të vështirë t’i shpëtojë vetvetes. Prandaj lutem të më lejohen tri paranteza. Ato mund të jenë fare të kota dhe nuk do të më vinte keq nëse kalohen pa u lexuar. Tek e fundit janë një varg paradoksesh.


Detajet rreth librit
Autori Fatos Kongoli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 36
Data e botimit Janar 2019
ISBN 9789928277763
Gjuha Shqip
Libër fizik
200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
180 Lekë

I disponueshëm menjëherë