Shporta juaj është bosh
Kapitulli i Amerikës - kopertinë speciale
“Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë "Iluzione në sirtar”.
Vendin kryesor e zënë  kujtimet e autorit për një periudhë prej afër shtatë vjetësh, kur ai ka jetuar më së shumti në SHBA. Për herë të parë, në këtë libër, na shfaqen portrete shqiptaro-amerikanësh  të fushës së letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit, ndër ta edhe figura të shquara. Si dhe organizimet, veprimtaritë e tyre, në Nju-Jork apo Detroit, mjediset mikpritëse të një bote “të shpërngulur” shqiptare etj.
Për herë të parë, gjithashtu, në këtë libër Kongoli përshkruan hollësisht peripecitë e pabesueshme, me të cilat u përball pas një sëmundjeje të rëndë. Dhe rikthimin në jetë përmes një aventure të re, siç e quan ai romanin e tij më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”.
| Autori | Fatos Kongoli | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Kategoria | Roman autobiografik Letërsi shqipe | 
| Numri i faqeve | 304 | 
| Data e botimit | Janar 2024 | 
| ISBN | 9789928817075 | 
| Gjuha | Shqip | 
 

































 
  
                                             
                             
                             
                             
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                