Ditët e lakuriqëve të natës

 

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. Për ta qartësuar mjegullën absurde shkon biologu.

Kujtesa e përmbysur e linjave, narrativës dhe simbolikës, së lakuriqëve dhe dhelprave të kuqe, plazmojnë magjikën e tjetërsimit të qenies. Kllapia e zhgjëndrrës, derdhur si “ironi intertekstuale” e Eco-s, është zbulesa e vrasjes së dashurisë, aty ku njeriu i ri, i Partisë dhe i Sigurimit, shkel me këmbë dijetarin, dëshmon rebusin letrar... 

Detajet rreth librit
Autori Namik Dokle
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 128
Data e botimit Shkurt 2018
ISBN 9789928277121
Gjuha Shqipe
Libër fizik
750 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune